Në prag të sfidës kundër Atalantës, ka dalë në konferenc për shtyp edhe trajneri i Manchester United, Solskjaer. Ai kërkoi nga ekipi të kenë vazhdimësi pas fitores ndaj Tottenham, si dhe zbuloi një zënkë të vogël që ka ndodhur sot në qendrën stërvitore.
EKIPI- “Kur në një klub si Manchester United janë të gjithë lojtarët gati, dikush është i detyruar të shkojë në pankinë. Lojtarët duhet të stërviten mirë, por gjithashtu, duhet të motivojnë veten e tyre. Në një klub si United ka gjithmonë periudha kur lojtarët nuk e bëjnë, nuk e tregojnë karakterin e tyre. Këtë mëngjes pati një grindje të vogël, por jo shumë serioze”.
ATALANTA- “Ata kanë stilin e tyre, janë shumë aktivë, luajnë një futboll sulmues. Unë e kuptoj pse Atalanta mund të përkufizohet si një ekip anglez, është shumë emocionuese të shohësh ndeshjet e tyre. Edhe para se të sillnim Amadin Diallo këtu, ne kishim parë ndeshjet e tyre, është një klub i bukur, një klub i mirë, ka njerëz të mirë”
VAZHDIMËSIA- “Ndeshja tjetër ka gjithmonë rëndësi, duhet të jemi më të rregullt dhe të vazhdueshëm. Një rezultat i vetëm nuk mjafton, duhet të vazhdojmë të fokusohemi pasi bëmë mirë në ndeshjen e fundit. Është një rrugë e pamëshirshme, ne luajmë çdo tre ditë”. /oversport.tv