Solskjaer: Nata më e errët e imja, prekëm fundin! Jam i duhuri për United

“Ndeshje e tmerrshme, por besoj se jam njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën në vazhdim”. Kështu tha trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pas humbjes turpëruese përballë Liverpool me rezultatin e thellë 5-0.

“E vështirë për të thënë diçka, sepse ishte nata më e errët që kam patur duke udhëhequr këta lojtarë. Nuk ishim mirë individualisht dhe në lojën në grup. Nuk duhet t’i jepnim Liverpool mundësi të tilla për shënim, por për fat të keq e bëmë ”, tha Solskjaer për Sky Sport.

Ole merr përsipër përgjegjësitë mbi humbjen dhe mbron të gjithë stafin së bashku me lojtarët. “Zgjodha mënyrën e gabuar se si duhet t’i qasnim lojës. I dhamë më tepër hapësira seç duhej kundërshtarit dhe kur i jep këto hapësira lojtarëve të mëdhenj sigurisht që do shënojnë”, shpjegon Solskjaer.

Je njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën? “Kemi shkuar shumë larg si skuadër dhe do ishte e vështirë të dorëzoheshim. Është vërtetë moment i vështirë. Jemi vigjilentë se kemi prekur fundin dhe nuk ndihemi më keq se tani. Le të shohim çfarë do të ndodh në vijim”, përfundoi trajneri i “Djajve të Kuq”. / oversport.tv