Solskjaer: Ndihemi të turpëruar, për shkarkimin do flas me drejtuesit

“Nuk ka shumë për të thënë. Ne nuk e trajtuam fare mirë pjesën e parë. I lejuam ata të futeshin në zonën tonë shumë lehtë”. Kështu e ka nisur komentin e tij pas humbjes turpëruese trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

“Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë. Krijuam gjashtë shanse të pastra për gol. Na duhet të motivojmë lojtarët më shumë dhe t’i çojmë ata në një tjetër nivel mentaliteti për të filluar lojën. Këto janë qeniet njerëzore. Të jeni të habitur se të gjithë këta djem janë djem të mirë, lojtarë të mirë, profesionistë të lartë”.

SHKARKIMI- “Kam punuar këtu për 18 vjet, dhe nëse bordi po mendon të bëjë diçka, kjo është një bisedë mes meje dhe atyre. Rezultatet nuk janë mjaftueshëm të mira. Diçka nuk shkon. Ne ndihemi të turpëruar. I kërkoj falje të gjithëve dhe ndihem njësoj si fansat. Ndonjëherë duhet të kërkosh falje dhe unë e bëra këtë për performancën”. /oversport.tv