Solskjaer pas shkarkimit: Pas largimit nga Molde, ata fituan kampionatin vitin e ardhshëm

Pas shkarkimit nga Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ku foli mbi largimin e tij. Ai tregoi se ka bërë maksimumin gjatë gjithë kësaj kohe dhe se ka keqardhje të madhe që nuk ja ka dalë dot të marrë rezultatet që kërkonte. Më pas ai bëri edhe një batutë ku tha se pas largimit të tij, Molde fitoi kampionatin vitin e ardhshëm.

“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ky klub për mua dhe çfarë doja të arrija këtu. Do të kisha dashur të bëja një hap më tej për të luftuar për kampionatin dhe për të fituar trofe. Po largohem nga porta e përparme, sepse të gjithë e dinë se çfarë kam dhënë për këtë klub. Për fat të keq nuk kam mundur të marr rezultatet që na duheshin, dhe është koha që unë të largohem.

Unë kam qenë gjithmonë i mbështetur. E di që po largohem nga një ekip i mirë. Mjedisi është fantastik. Nuk dua të bëj ndonjë parashikim të egër, por dy herë që u largova nga Molde, ata fituan kampionatin vitin e ardhshëm. Më mirë për ata që e marrin përsipër”. /oversport.tv