“Cristiano Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Mënyra se si kujdeset për veten është çelësi i gjithçkaje. Ka harxhuar të gjitha energjitë e tij për t’u bërë futbollisti që është.
Mentaliteti i tij është akoma ai i fituesit dhe do të vazhdojë të dëshirojë që të jetë gjithmonë i pari ”-këto janë fjalët e trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, që ka luajtur në fushën e blertë me yllin portugez, para se të bëhej trajneri i tij.
Tekniku norvegjez është i bindur se Ronaldo do të vazhdojë të luajë në nivele të larta për shumë vite të tjera. Cristiano Ronaldo ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë me “djajtë e kuq”, duke shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e para që ka zhvilluar në të gjitha kompeticionet.
“Jam i bindur se do të vazhdojë të luajë, derisa këmbët apo mendja do t’i thonë që mbaroi, kanë dhënë gjithçka”-ka përfunduar trajneri i Manchester United. / Oversport.tv