Solskjaer “preket” nga gazetari: Mos tregoni mungesë respekti për futbollistët!

Ole Gunnar Solskjaer i është gëzuar tre pikëve me përmbysje kundër Atalantës mbrëmjen e djeshme. Italianët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe “Djajtë e kuq” reaguan dhe në fund Cristiano Ronaldo realizoi golin trepikësh.

Pas ndeshjes, Solskjaer për BT Sport tha: “Mendoj se kemi luajtur mirë edhe në pjesën e parë. Atalanta shënoi një gol nga hiçi dhe më pas nga një goditje standarde. Lojtarët e mi nuk pushuan kurrë së besuari.

Rashford e pati një rast edhe në pjesën e parë. Sa i takon golit të Maguire, ishte instinktiv. Nuk mendoj se e prisnit që ai të shënonte në atë rast. Pastaj Ronaldo është një finalizues i madh.

Nëse ndokush do ta kritikojë atë për faktin se sa punon për skuadrën, le të shohin ndeshjen me Atalantën dhe do ta vënë re se sa vrapon”. Në fund ai u ngacmua, duke u pyetur nëse lojtarët luajtën për të kundër Atalantës.

“As mos e nis këtë pyetje, mos tregoni mungesë respekti për futbollistët. Ata luajnë për Manchester United e dinë që janë djemtë më me fat në botë për këtë”, përfundoi tekniku norvegjez i Manchester United. / oversport.tv