Solskjaer: Ronaldo për United, si Michael Jordan për Chicago Bulls

Në barazimin midis Atalantës dhe Manchester United, ishte i përhershmi Ronaldo ai që shkëlqeu. Portugezi shënoi një dopietë duke i hequr nga duart fitoren ekipit të Gasperinit.

Pas ndeshjes, ishte trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer që komentoi paraqitjen e yllit të ekipit, duke thurur shumë elozhe për të. Ai bëri dhe një krahasim me legjendën e basketbollit, michael Jordan.

“Cristiano është lider në dhomat e zhveshjes. Ne nuk jemi të lumtur që pësuam dy gola. Ronaldo, megjithatë është një lojtar fantastik. Chicago Bulls ishte shumë mirnjohës për paraqitjet e Michael Jordan. E njëjta situatë është edhe me ne, Ronaldo luan me United pikërisht sepse është i aftë të shënojë në këto momente”, mbylli fjalën e tij Solskjaer. /oversport.tv