Sot hidhet shorti i Champions, goglat premtojnë spektakël

Do të hidhet sot në Stamboll në orën 18:00 shorti i fazës së grupeve të Champions League për sezonin 2022-2023. 32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në grupe.

Në vazon e parë qëndrojnë disa nga emrat më të mëdhenj të kontinentit si Bayern Mynih,  Manchester City, Real Madrid, PSG, Ajax, Milan, Porto dhe Eintracht Frankfurt.

Juventus, Chelsea, Barcelona dhe Liverpool janë në vazon e dytë, ndërsa Inter, Napoli dhe Dortmund në të tretën.

Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor për shkak të Botërorit. Finalja e këtij edicioni do të luhet në 10 qershor në Stamboll. /Oversport.tv

Foto: uefa.com