Sot mbërrin në Milano dhe nesër testet mjekësore, Milani bën goditjen e tretë në merkato

Nuk do të jenë vetëm Ruben Loftus-Cheek dhe Marco Sportiello përforcimet e Milanit në merkaton verore. Kuqezinjtë kanë gati tashmë dhe goditjen e tretë të verës që do të vijë nga Lazio.

Talenti i kryeqytetasve Luka Romero, do të jetë lojtari më i ri i që do t’i bashkohet Milanit. 18-vjeçari argjentinas nuk ka rinovuar kontratën e tij me Lazion dhe sezonin e ardhshëm do jetë pjesë e “djallit”.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, talenti i Lazios pritet të mbërrijë sot në Milano dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin. Kontrata që do të firmosë Romero, do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë të paktën deri në vitin 2027.

Sezonin e kaluar me Lazion në Serie A, sulmuesi argjentinas regjistroi vetëm 6 paraqitje dhe arriti të realizojë vetëm një gol. /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Facebook