Sot starton Kupa e Botës, Katar-Ekuador ngre siparin e ngjarjes më të madhe të vitit

Sot është një nga ditët më të mëdha të futbollit botëror, pasi nis Kupa e Botës në Katar. Edhe pse e shoqëruar mes shumë polemikash dhe akuzash për korrupsion, kjo ngjarje do të marrë zyrtarisht jetë në orën 17:00 me sfidën hapëse midis mikpritësve të Katarit dhe Ekuadorit e vlefshme pëe grupin A. Kupën e Botës mund ta ndiqni live edhe përmes platformës Tibo.

Do të jetë një ditë festive me ceremoninë hapëse që do të startojë 1 orë e 30 minuta përpara ndeshjes. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Al Bayt” dhe do të gjylohet nga italiani Orsato.  Ky është Botërori më i veçantë në historinë e futbollit pasi për herë të parë një Kupë Bote ndërpret kampionatet për t’u zhvilluar gjatë dimrit.

Gjithashtu është hera e parë që një Kupë Bote  zhvillohet në lindjen e mesme, ndërsa Katari është vendi më i vogël në histori që mirëpret një event të tillë.

Nuk do të mungojnë edhe emrat e mëdhenj që nuk do të marrin pjesë për shkak të dëmtimeve në këtë kompeticion ku i fundit është fituesi i “Topit të Artë” Karim Benzema.

“Katar 2022” konsiderohet ndryshe edhe si “kërcimi i fundit” për dy legjendat e futbollit Lionel Messo dhe Cristiano Ronaldo, pasi ky është Botërori i tyre i fundit. /oversport.tv

Foto: fifa.com