Southampton i jep fund serisë së fitoreve të City, VAR-i i mohon golin Brojës

Pas 12 fitoreve radhazi në Premier League, Manchester City ndalet në stadiumin “St. Mary’s”, në një barazim 1-1 përballë vendasve të Southamptonit. Armando Broja shënon kundër skuadrës së Guardiolës, por nuk feston dot, pasi goli anulohet nga VAR.

“Shenjtorët” nisin shumë mirë sfidën dhe arrijnë të shënojnë golin e avantazhit, që në minutat e para të ndeshjes. Shqiptari Armando Broja bën stadiumin të shpërthejë në festë, por goli i sulmuesit kuqezi anulohet pas vendimit të VAR-it.

Skuadra e Guardiolës mundohet të reagojë, por sulmuesit e City nuk rrezikojnë dot portën kundërshtare.

Miqtë nisin më mirë pjesën e dytë dhe arrijnë që të shënojnë golin e barazimit me Laporte. City pretendon për një penallti, por VAR vendos që ndërhyrja është e rregullt.

Të besuarit e Guardiolës hidhen në sulm për të shënuar golin e fitores, por edhe pas 6-të minutave shtesë, rezultati i kësaj sfide nuk ndryshon. / Oversport.tv

Angli – Premier League / Java e 23-të

Southampton- Manchester City 1-1

Walker-Peters 7’ / Laporte 65’