Southgate kundër Keane: Prodhojnë lajme, që të ruajnë vendin e punës

Në Angli nuk po arrijnë që të shijojnë momentet e mira të skuadrës kombëtare. Skuadra e teknikut Southgate shkoi deri në gjysmëfinale në Botërorin e vitit 2018 dhe në finalen e Euro 2020 dhe aktualisht është shumë pranë kualifikimit në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Në vend që të festohen këto arritje të viteve të fundit të “Tre Luanëve”, në kampin anglez ka polemika edhe pas një fitoreje 5-0 (kundër Shqipërisë).

Sulmi vjen nga Roy Keane, që pas golit të Maguire ndaj Shqipërisë, u kap me kapitenin e Manchester United që festoi golin duke treguar veshët.

“E turpshme, mendon se do të bëjë të heshtë kritikët kështu?”, ka thënë ish-mesfushori në fund të asaj ndeshjeje. Por në prag të sfidës kundër San Marinos ka qenë trajneri Southgate ai që i është përgjigjur Roy Keane:

“Duhet ta kuptojmë industrinë në të cilën punojmë. Për të ecur përpara dhe për të fituar duhet të kesh këndvështrime të ndryshme dhe duhet të zgjedhësh me kujdes ata që u beson. Unë për shembull, si ish-lojtar, e di se sa të komplikuara janë gjërat kur zbret në fushë dhe si opinionist zgjidhja që të mbështesja lojtarët”.

“Varet se çfarë duhet të bësh për të ruajtur vendin e punës. Disa televizione duan që tu japësh tituj, të tjerë që të kesh një këndvështrim ndryshe, prandaj e kuptoj. Për të mbetur i rëndësishëm në këto ambiente, duhet të thuaj live gjëra që përfundojnë në faqen e parë të gazetave.

Ata që punojnë në këtë fushë e dinë si funksionojnë gjërat. Edhe unë si trajner e di, prandaj nuk është një problem. Por për lojtarët është ndryshe, janë të rinj dhe nuk kanë eksperiencë në fushën e komunikimit dhe pyesin se përse ish-lojtarë, që e dinë se sa peshojnë këto kritika, bëjnë gjëra të tilla”, ka përfunduar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate. / Oversport.tv