Southgate vlerësohet me kontratë të re tek Anglia, vjen zyrtarizimi

Gareth Southgate, i cili çoi në finale të EURO 2020 Anglinë dhe e kualifikoi në finalet e Katar 2022, ka nënshkruar sot kontratën e re.

Tekniku anglez ka rinovuar deri në vitin 2024, pasi marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh dhe pritej vetëm zyrtarizimi.

Federata e Futbollit të Anglisë ka dalë sot me komunikatë dhe ka konfirmuar gjithçka. Southgate e kishte marrë drejtimin e kombëtares së “Tre Luanëve” në shtator të vitit 2016.

Më parë ai kishte qenë në krye të kombëtares U21 dhe kombëtares olimpike, para se të ishte për tre vite trajner i skuadrës së Middlesbrough. / oversport.tv