Souza përshëndetet me Bylis, mesfushori vazhdon karrierën në Lituani

Tashmë vjen dhe zyrtarizimi nga Bylisi. Mesfushori Aires Souza, është larguar zyrtarisht nga klubi ballshiot në merkaton e janarit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bylis me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Aires Souza, mesfushori portugez dhe klubi ynë kanë zgjidhur me marrëveshje bashkëpunimin, me portugezin që largohet me falenderime dhe mirënjohje.” – raporton skuadra e Bylis me një postim në Instagram.

Aventura e 24-vjeçarit në klubin e Abissnet Superiore ka zgjatur vetëm 6 muaj, i cili u transferua te Bylis në gusht të 2022. Klubi ku Souza do të vazhdojë karrierën, është Dziugas Telsiai në Lituani. /oversport.tv

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)