Spahiu: Nuk duhet të mbyllemi në mbrojtje kur kundërshtari sulmon, na duhet vazhdimësi

Sebastian Spahiu, që shënoi një gol në portën e Kastriotit ditën e sotme dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të Laçit në fushën e blertë ka folur për Oversport pas ndeshjes.

“I kënaqur për golin? Sigurisht që jam i kënaqur, por mund të jap edhe më shumë. Jam i kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë, në të dytën mund të bëjë më shumë, por ishte një ndeshje e mirë.

Kjo fitore na shërben shumë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me rezultate pozitive. si vjen stabiliteti i skuadrës? Nuk duhet të stresohemi dhe nuk duhet të kthehemi në mbrojtje kur kundërshtari sulmon”, ka thënë Spahiu. / Oversport.tv