Spalleti: Dora nuk jepet veç kur fiton! Goli i shpejtë na penalizoi

Luciano Spalleti ka folur pas ndeshjes që Napoli humbi kundër Spartak Moscow në Europa League. Italiani tregoi pse nuk ia dha dorën trajnerit rival, Rui Vitoria, si dhe theksoi se goli i parë që pësuan ua ndryshoi të gjitha planet dhe idetë që kishin për ndeshjen.

“Ai nuk më përshëndeti para ndeshjes. Me trajnerin trajnerin nuk shtrëngohen duart vetëm në fund sepse fituat. Unë gjithmonë shkoj për të përshëndetur trajnerin mysafir para ndeshjes. Është shumë e lehtë ta bësh vetëm kur të kesh fituar. Duhet ta mirëpresësh dikë në stadiumin tënd”, tha fillimisht Spalleti.

Më pas në lidhje me ndeshjen italiani shtoi: “Fatkeqësisht pësimi i golit në fillim e bëri të vështirë pëqr ne. E kontrolluam ndeshjen në pjesën e dytë, por ishte vonë. Bëmë atë që duhej në pjesën e dytë, por duhet ta kishim shmangur golin në fillim.

Aktivizova një ekip  shumë sulmues dhe mendova se do ta merrnim ne iniciativën, por ai gol ndryshoi gjithçka. Luajtëm më mirë se kundër Interit dhe kishim drejtimin e duhur, edhe nëse bënim shumë pasime të gabuara”. / oversport.tv