Spalleti: Karton i kuq më shkatërroi, edhe arbitrit me siguri i vjen keq

Luciano Spalletti u ndëshkua me karton të kuq sot kundër Romës, sikurse ndodhi edhe me Jose Mourinho. Trajneri i Napolit nuk është ndjerë mirë dhe e kishte merak të shpjegonte se u ndëshkua kot.

“Dua të sqaroj menjëherë incidentin e kartonit të kuq. Shkova tek ai t’i them ‘Meqë ra fjala, bravo’. Ai i përmblodhi të gjitha dhe më tregoi kartonin e kuq. Jam i shkatërruar, me të vërtetë. Ndoshta edhe arbitrit Davide Massa i vjen keq.

Nuk mund të kishte asnjë keqkuptim. Qëndrova i qetë gjatë gjithë ndeshjes, askush nuk më kishte thënë asnjë fjalë. Më vjen keq që u përjashtova në atë mënyrë. Për mua Massa gjykoi mirë dhe ne nuk i shkaktuam atij asnjë problem”.

Në lidhje me ndeshjen, Spalletti për DAZN shtoi: “Të dyja skuadrat bënë një ndeshje të mrekullueshme. U përpoqëm të dyja skuadrat për të fituar, por pa e humbur ekuilibrin. Kjo ishte arsyeja pse nuk kishte shumë shanse për shënim”. / oversport.tv