Napoli mposhti Juventusin, në një ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në Oversport. Skuadra e Luciano Spalleti e dominoi takimin dhe trajneri i skuadrës “Axurre” foli pas ndeshjes.
“Një trajner përpiqet të ndryshojë skuadrën në pushimin e pjesës së parë, por reagimi i lojtarëve është më i rëndësishmi. Askush nuk të jep rezultatet, ju duhet t’i ndryshoni gjërat.
U paraqitem më mirë në pjesën e dytë, Adam Ounas na hapi më shumë hapësira. Kishte shumë presion për të dyja skuadrat. Ne e merituam fitoren, por nuk ishte një fitore aq e pastër sa duhet të ishte.
Koulibaly nuk mund të markohet. Ai është dy-ri nivele më lart se kushdo tjetër, është një lider i jashtëzakonshëm dhe një njeri i madh. Ne jemi ato që bëjmë, jo ato që themi”, u shpreh Spalleti. / oversport.tv