Spalleti: Ndeshja duhej “vrarë” më shpejt, ka diçka që më çmend totalisht

Luciano Spalleti i është gëzuar fitores së Napolit kundër skuadrës së Cagliari dhe në deklaratën e dhënë për DAZN ai tha: “Ne kemi humbur, kemi humbur vitet e mëparshme dhe e dimë si ndihesh kur ndodh. Humbëm ndaj Benevento në miqësore.

Sa herë vesh bluzën e Napolit është një ndeshje zyrtare. Duhet të përmirësohemi në metrat e fundit, të arrijmë te porta. Kjo është diçka me të cilën duhet të punojmë, që ta kthejmë zotërimin e lojës në goditje të sakta në portë”.

“Duhet ende të përmirësohemi. Kemi potencial, luajtëm mirë sonte dhe e kontrolluam lojën. Nëse do ta kishim vrarë ndeshjen më shpejt do të kishte qenë më mirë. Tani pritshmëritë e njerëzve janë të mëdha. Duhet të shohim reagimin kur ka momente të vështirë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm ku jemi, ku duam të jemi dhe se skuadrat e tjera do vazhdojnë të vrapojnë. Ka ende ekipe që po e rrisin shpejtësinë, do e gjejnë formën dhe kur ta bëjnë mund të marrin edhe gjashtë fitore radhazi”.

“Çdo lojtar që nuk e ndjen se është i rëndësishëm nëse futet në pjesën e dytë më shpesh se titullar, atëherë nuk është i përshtatshëm për ta nisur ndeshjen. Kjo sepse ata lojtarë janë të fokusuar te vetja dhe jo te ekipi. Kemi 5 zëvendësime, lojtarët që futen për 10 minuta mund ta ndryshojnë ndeshjen. Ky është qëndrimi që ata duhet të kenë. Kemi shumë ndeshje këtë sezon dhe do të na duhet të gjithë lojtarët.

Kemi nevojë për lojtarë që janë të gatshëm të djersinin gjak për fanellën, jo nga ata që nuk janë në qejf se nuk ishin në formacion ndeshjen e mëparshme. Gjithmonë kam qenë lojtar i keq dhe trajner i keq, por kam punuar nga mëngjesi në mbrëmje. Me atë qëndrim kam arritur të fitoj trofe, duke mposhtur trajnerë dhe skuadra që janë superiore. Kështu që kur shikoj dikë që ka talent dhe nuk e vë në punë, çmendem”. / oversport.tv