Spalleti: Rrahmani mbrojtës i kompletuar, nuk ka asnjë pikë të dobët

Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti është ndalur përpara mikrofonave të mediave për të komentuar fitoren e tetë rradhazi në kampionat. Ai u ndal te fitorja e Napolit në këtë ndeshje, penalltia e humbur nga Insigne, sulmuesi Osimhen, si dhe te lojtari i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Osimhen-“Ai është një lojtar shumë i fortë që po kalon një periudhë të mirë të formës. Por çfarë bëhet thelbësore për të parë se ai do të kapë edhe më shumë gjëra aty ku nuk i kishte dhënë rëndësi më parë. Ai po bëhet më i kompletuar, ai është një lojtar shumë i fortë “.

Rrahmani-“Ai është një lojtar që e ka fituar me meritë vendin e titullarit. Është një lojtar me nivel të lartë. Është një mbrojtës i kompletuar, është e vështirë të gjesh anën e dobët të tij sepse ai ka pozicionim të mirë, fizik, ndikim në lojë dhe është një djalë i disponueshëm në çdo rast”.

Penalltia e humbur nga Insigne- “Ai e përjetoi shumë atë penallti të humbur. Kjo ndodh sepse ai ka një lidhje shumë të ngushtë me fanellën dhe ekipin e Napolit.  Megjithatë për mua, çdo penallti tjetër do të goditet përsëri nga Insigne, pasi ai është një gjuajtës i mirë”. /oversport.tv