Spalletti: 200 milionë euro për Osimhen? Ndoshta nuk mjaftojnë

Victor Osimhen është një ndër sulmuesit më të kërkuar në Europë pas një sezoni fantastik me fanellën e Napolit. Në 32 takime me “blutë” në Serie A, bomberi nigerian arriti të tundë rrjetat e kundërshtarëve për plot 26 herë.

Për sa i përket kërkesave për 24-vjeçarin, ka folur në një intervistë dhe ish-trajneri i Napolit, Luciano Spalletti. “A do të gjejë De Laurentiis në ekip që ofron 200 milionë euro për Osimhen? Nuk e di, ndoshta edhe aq para nuk janë të mjaftueshme për sulmuesin.

Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer, por këshilla që unë jap është të lëmë Garcian të punojë në paqe, nëse e duam Napolin. Trajneri francez ka fituar përvojë nga të gjitha drejtimet.