Spalletti: Allegri fshihet kot, ata janë favoritë! Juve nuk kënaqet me vendin e katërt

Luciano Spalletti nuk kursehet në konferencën për shtyp në prag të supersfidës Napoli-Juventus që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

“E Kuptoj që Allegrit i intereson që të mos jetë në rolin e protagonistit, por për një Juventus të mbushur me kampionë është e pamundur të fshihesh nga roli i favoritit. Disa investime paguhen vetëm për të fituar titullin kampion dhe Champions League. Është e kotë të vësh kapele apo mjekër false, nuk ka vend të katërt që mund të kënaqë Juventusin”.

Trajneri toskan ka dhënë një mendim edhe për krahasimin mes dy teknikëve: “Ai është më i zoti sepse e thonë titujt që ka fituar, unë duhet të përulem para trofeve që ai ka fituar”.

Sipas Spallettit asnjë nga dy skuadrat nuk do të ketë frikë nga kjo sfidë: “Kur luan për objektiva kaq të mëdha më duket e vështirë që të luash me frikë. Frikë nuk do të ketë asnjë skuadër, ka lojtarë të fortë si në personalitet edhe në teknikë. Të dyja skuadrat do të luajnë për fitore dhe do të jetë një spektakël i madh”, ka thënë trajneri i Napolit. / Oversport.tv