Spalletti: Barcelona blen lojtar nga 50 milionë €, penalltia e paqenë

Napoli barazoi në “Camp Nou” kundër Barcelonës dhe pas ndeshjes trajneri Luciano Spalleti foli për mediat dhe për DAZN në veçanti. Tekniku italian vuri në dukje blerjet e katalanasve, si dhe theksoi se skuadar e tij duhet të bëjë më mirë. mes të tjerash ai foli edhe për penalltinë e dhënë kundër tyre.

“Jam i kënaqur me lojtarët që kam, nuk i ndërroj me të tjerë. Mundohem të analizoj lojën që të mos bëj të njëjtat gabime dhe herën tjetër të bëj më mirë. Këto ndeshje janë gjithmonë të lezetshme.

Të gjithë do donin të ishin në pozicionin tim. Unë përpiqem ta shijoj në mënyrën e duhur, edhe pse në disa momente kam një buzëqeshje ndryshe për shkak se skuadra nuk bën atë që dua”, tha Spalleti fillimisht në konferencë.

“Osimhen? E vlerësoj pozitivisht, si pjesa tjetër e ekipit. Ka luftuar shumë dhe kishte dëshirë për të sakrifikuar. Është e qartë që duhet të bëjmë gjëra më të mira, por ata blejtën tre lojtarë që bëjnë nga 50 milionë euro secili. Edhe në dhjetor morën disa lojtarë”.

“Këto ndeshje të bëjnë të rritesh, edhe në mënyrë të pavullnetshme. Më vjen keq sepse në periudha të gjatë kemi bërë mirë, pastaj kemi vuajtur në ndonjë moment. Sjellja e skuadrës në pjesën e dytë duhte riparë.

“Penalltia? Dora nuk ishte shumë e hapur, sepse ishte poshtë. Në atë nivel është në pozicion natyral. me gjithë ndershmërinë time, ata e meritonin barazimin por penalltia ishte e paqenë”. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter