Spalletti: Duhet të qëndrojmë të bashkuar, ndaj Atalantas do të vuajmë

“Tani duhet të zgjedhim midis lojtarëve të mbetur”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Atalantës, trajneri i kryesuesve të Napolit, Luciano Spalletti. Tekniku italian komentoi kështu për mungesa që ekipi i tij do të ketë, vështirësinë e ndeshjes, si dhe luftën për titullin kampion në Serie A.

“Ajo që është thelbësore është të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë ekipin që ka treguar tashmë në vështirësi se sa kujdeset për këtë fanellë. Mund ta shihni atë çdo ditë në të gjitha seancat stërvitore. Herë pas here, duke bërë shaka me dikë që qëndron jashtë, më ndodh të them

Shiko, herët a vonë do të të lë të luash, pasi ata janë gati të vënë në praktikë cilësitë e tyre. Tani lindi mundësia dhe nuk ka situatë më të mirë se kjo për të parë nëse e lëmë veten të trembemi apo duam të shkojmë të gjejmë energji të reja dhe burime të reja për të arritur lumturinë tonë dhe të gjithë njerëzve që janë pranë nesh”.

NDESHJA- “Gjithçka duam të bëjmë është të kemi kontrollin e topit dhe të bëjmë lojën tonë. Duhet të jemi në gjendje të menaxhojmë pjesën më të madhe të lojës, sepse nëse ja lëmë ta bëjnë ata, do të kemi shumë probleme.

Me fizikun dhe forcën që ata kanë, do të jetë e pashmangshme që edhe ata të menaxhojnë topin, siç do të jetë e pashmangshme të vuajmë karakteristika dhe cilësitë e tyre. U përpoqëm ta bënim këtë në 20 minutat e fundit ndaj Sassuolos, por nuk ia dolëm”.

TIFOZËT- “Stadiumi është themelor. Unë kam folur disa herë me De Laurentiis dhe ai është shumë i dobishëm. Kur e përjeton stadiumin duhet të sillesh mirë sepse është një vend i rëndësishëm dhe mbi të gjitha duhet të marrësh ato gjëra që na bëjnë ne të argëtohemi, që na japin mundësinë të kemi mbështetje nga të gjithë”.

GASPERINI- “Më pëlqen gjithçka te Gasperini, isha për darkë dhe shkova ta takoj. Ai ishte ndër të parët që luajti këtë lloj futbolli dhe mjafton të shohësh në gjithë këto vite se ku ka e udhëhequr Atalantën”. /oversport.tv