Spalletti: Fiorentina një klub i madh, kombëtaret po i shkatërrojnë klubet

Trajneri i Napolit ka folur në një konferencë për shtyp për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Fiorentinës. Tekniku i kryesuesve të Serie A, ka vlerësuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Italiano:

“Fiorentina është një skuadër e madhe. Ishte më shumë surprizë vitet e kaluara, kur gjendjej në pjesën e ulët të renditjes, sesa tani që është në vendin që meriton. Fiorentina është një klub i madh dhe për mua nuk është surprizë ecuria e tyre këtë vit. Tani stërvitet shumë mirë dhe Italiano ka bërë një punë shumë të mirë”.

Napoli i tij tashmë ka një identitet: “Kam patur fatin të punoj në skuadra të rëndësishme dhe më ka rastisur që të kaloj situate të tilla. Napoli është paraqitur mirë në vitet e kaluara dhe tashmë di të sillet si një skuadër e madhe.

Ndërsa Fiorentina këtë gjë duhet ta mësojë dhe Italiano po ia shpjegon në pak kohë. Do ta shikoni nesër, është një skuadër që të sulmon fort. Kundër Interit në pjesën e parë ishte një skuadër perfekte”.

I pyetur për çmimin e fituar si trajneri i muajit, Spalletti përgjigjet: “Çmimin tim duhet ta çojmë në dhomat e zhveshjes, unë nuk kam bërë asnjë gjë. Është një çmim që duhet ndarë me klubin, lojtarët dhe ata që punojnë pas kuintave”.

Tekniku i napoletanëve ka folur edhe për gjendjen e lojtarëve të tij: “Mertens është mirë, edhe Ghoulam është grumbulluar për këtë takim. Meret dhe Ospina janë dy portierë shumë të mirë, do të vendos në fund se kush do të luajë”.

Spalletti ka folur edhe për Kupën e Afrikës, që do t’i marrë shumë lojtarë nga formacioni: “De Laurentiis ka hapur një luftë frontale dhe unë jam në krah të tij, ai harxhon para për të paguar lojtarët, prandaj ka të drejtë kur thotë se kombëtaret shkatërrojnë klubet”. / Oversport.tv