Dy tamponë negativë. Te Napoli kanë filluar të qetësohen disi nga Covid-19. Ekipi i Spallettit po fillon të rimarr formën e mëparshme ku kishte në dispozicion të gjithë lojtarët.
I fundit që ka rezultuar negativ ndaj Covid-19 është mesfushori polak, Piotr Zielinski. Lajmin e konfirmoi vetë klubi i Napolit nëpërmjet një komunikate zyrtare në mediat sociale.
“Zielinski rezulton negativ ndaj Covid-19. Lojtari bëri një tampon të dytë kontrolli, pas atij të djeshëm dhe që të dy dhanë rezultate negative”, shkruhej në komunikatën e Napolit. /oversport.tv
📌 Zielinski negativo al Covid-19 💪
Il calciatore ha effettuato un secondo tampone di controllo, dopo quello di ieri, entrambi hanno dato esito negativo!💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/5Lba0OvRvX
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 14, 2022