Spalletti: Kemi lënë shumë pikë rrugës, të tjerët nuk falin

Luciano Spalletti kritikon edhe kur skuadra fiton: “Nxehem kur nuk e bëjmë mirë atë që dimë të bëjmë. Ne duhet të luajmë mirë me topin, nuk jemi një skuadër që mund të mbrohet. Duhet ta mbajmë topin dhe të organizojmë lojën.

Kemi lënë shumë pikë rrugës, të cilat janë të vështira të rikuperohen. Kishim shumë mungesa, por kishte ndeshje që edhe nuk mund të humbeshin, sepse skuadrat që janë para nesh nuk ndalen.

Duhet të renditemi mes 4 të parave dhe e kemi cilësinë për ta arritur këtë objektiv. Fundin e lojës duhet ta menaxhojmë më mirë, sepse gjendeshim në vështirësi, ndonëse situata na avantazhonte”, ka thënë trajneri i Napolit.