Në konferencën për shtyp, para sfidës kundër Juventusit, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur si e përjetojnë lojtarët ndeshjen: “Ai që e ka ëndërruar topin që fëmijë, i ëndërronte këto sfida të mëdha, pasi ndjen rivalitet dhe ndjen shijen e ndeshjes së madhe. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët, që duan të zbresin në fushë”.
“Napoli mes favoritëve për titull për Allegrin? Ka të drejtë”-ka shtuar tekniku i Napolit, që vazhdon duke komentuar mundësinë që skuadra e tij të shkëputet 8 pikë nga Juventusi: “Nuk bie pre e kësaj loje. Lojtarët janë shumë mirë, ata që kanë luajtur me kombëtaret janë më të lodhur, por e dimë se sa rëndësi ka kontributi për kombin e tyre.
Nëse hyjmë në detale: Lobotka nuk është shumë mirë, ndërsa Zielinski duhet parë. Do të vlerësohet gjendja e gjithsecilit. Mertens dhe Ghoulam edhe po të grumbulloheshin nuk do të ishin gati për ndeshjen”.
“Anguissa? Ka treguar menjëherë se është për këtë nivel. Ka treguar se është gati për këtë sfidë dhe nesër do të luajë. Koulibaly është një shembull. Erdhi në momentin e fundit dhe vjen direkt në dhomat e zhveshjes, pa u kthyer fare në shtëpi”-ka deklaruar tekniku.
Pyetjes së gazetarëve se çfarë ka shpikur për këtë ndeshje i përgjigjet: “Nëse duam të bëhemi një skuadër e madhe, duhet të mendojmë si të mëdhenjtë. Duhet të jemi gati për çdo pengesë që mund të takojmë.
Kundër Juventusit duhet të bëjmë një ndeshje të bukur, ky është gjithmonë objektivi kryesor. Njërezit do ta shijojnë këtë sfidë”-ka përfunduar Luciano Spalletti./Oversport.tv