Spalletti kthehet në hero për Napolin, krijohet edhe pica me emrin e tij

Rikthimi i Napolit te titulli kampion pas 3 dekadash e ka kthyer Luciano Spallettin në një hero për tifozët e skuadrës. Disa prej tyre kanë vendosur që ta nderojë teknikun e Napolit duke i vendosur emrin e tij një pice.

Disa tifozë të Napolit, por që janë pronarë të një picerie në Firenze, kanë hedhur në treg picën “Don Luciano da Certaldo”. Gjithçka në nder të teknikut që riktheu Napolin te titulli kampion.

Pasi Napoli fitoi matematikisht Serie A, tifozët e Napolit që krijuan picën në nder të Spallettit, e ftuan teknikun që të udhëtonte në Firence për të provuar edhe picën. /oversport.tv