Luciano Spalletti prezanton kështu debutimin e Napolit në shtëpi në Europa Ligë kundër Leicester: “Do të jetë një ndeshje e fortë. E rëndësishme është që skuadra ime të jetë e përgatitur, që të mos gjendet në vështirësi të mëdha.
Nuk mund të jetë që tani një ndeshje vendimtare, por duhet t’a nisim në mënyrën më të mirë dhe të jemi gati për të luajtur në nivele shumë të larta. Formacioni? E rëndësishsme është që të luajmë si Napoli, të mos bëhemi mendjemëdhenj apo të mendojmë se që tani jemi një skuadër shumë e mirë”.
Tekniku napoletan ka vazhduar duke folur për kundërshtarët: “Ata janë një skuadër eksperte, me një trajner që ka stërvitur shumë skuadra të rëndësishme. Luan një futboll modern, që kombinon cilësitë fizike me ato teknike. Leicester është një nga ato surpriza, që kanë lënë shenjën e tyre në historinë e futbollit”.
Spalletti ka thënë diçka edhe në lidhje me aktivizimin e kapitenit “axurr”: “Insigne ka zhvilluar seancë të plotë stërvitore dhe nëse do të jetë në kushtet optimale do të luajë”-ka përfunduar tekniku i Napolit. /Oversport.tv