Spalletti: Në pjesën e dytë ishim më mirë, koha do të tregojë kandidatët për kampionat

Pas humbjes së parë në kampionat, të shkaktuar nga Interi, është ndalur përpara mikrofonave edhe trajneri i Napolit, Luciano Spalletti. Ai komentoi mbi sfidën e zhvilluar, pritjen që tifozët zikaltër i bënë në stadium, si dhe gara për titullin kampion.

“Ishim më mirë në pjesën e dytë, patëm momente më cilësore. Nuk ia lë fajin aspak rezultatit, qëndrimi ka rëndësi dhe ne bëmë një lojë të mirë. Për tre vjet në Napoli është punuar mirë dhe kjo duket qartë. Në pjesën e parë ne nuk ndërtuam shumë, por e vlerësova presionin ndaj një ekipi të madh si Interi, më pëlqeu qëndrimi”.

PRITJA NË SAN SIRO- “Unë gjithmonë emocionohem sepse i marr gjërat shumë seriozisht. Disa më pas i kthejnë gjërat ashtu siç duan, por njerëzit e dinë se çfarë mendoj unë. Unë kam qenë këtu dhe e di se si funksionon”.

KAMPIONATI- “Unë e di se cili do të jetë rrugëtimi jonë. Nëse ky rrugëtim do të na bëjë të fitojmë është një gjë e mirë. Do të shohim se si kalojnë javët dhe ndeshjet. Koha do të tregojë se me kë duhet të luftojmë”. /oversport.tv