Spalletti: Nga Spezia mund të kemi kurth, detyrimet tona janë rezultatet e mira

Napoli kryesues udhëton nesër me synimin e vetëm për 3 pikët, në një transfertë delikate ndaj Spezias. Këtë sfidë keni mundësi ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo në orën 12:30. Në prag të këtij takimi ka folur tekniku napolitan, Luciano Spalletti.

“Do të jetë një ndeshje në një fushë të vështirë ndaj Spezias. Vetëm vëmendja dhe përkushtimi do të na lejojmë të marrim rezultat në këtë takim. Nëse mendojmë se do ta kemi të lehtë, nga ata mund të kemi ndonjë kurth.

Spezia di të qëndrojë në fushë, ata janë gjithashtu të mirë në driblim. Ata arrijnë të fitojnë terren shpejt duke bërë kundërsulme të rrezikshme.

Në fillim të kampionatit u tha se mund të kishim një ecuri të mirë dhe ashtu ka ndodhur. Megjithatë, në Serie A ka skuadra në formë si Atalanta. Detyrimi ynë është të arrijmë rezultate në mënyrë që të mos na afrohen ekipet ndjekëse.” – tha Spalletti. /oversport.tv