Spalletti: Nuk e menaxhuam mirë avantazhin, dëmtimet shqetësojnë

Luciano Spalletti nuk është i lumtur pas barazimit 2-2 në transfertë përballë Sassuolos: “A kanë ndikuar mungesat e Insigne, Koulibaly dhe Fabian? Ata janë lojtarë shumë të mirë, që mund të japin qetësi në momentet e menaxhimit të lojës.

Kur Sassuolo u rikthye fuqishëm në lojë ne nuk arritëm që të qarkullonim topin, humbëm shumë lehtë topin. Duhet të bënim diçka më shumë dhe në nuk ia arritëm. Sassuolo është një skuadër e fortë dhe e dinim. Na mungoi cilësia dhe ua kthyem shumë herë topin”, ka deklaruar trajneri i Napolit në përfundim të ndeshjes.

Dëmtimet e tre lojtarëve të rëndësishëm shqetësojnë trajnerin toskan: “Më vjen keq për Fabian, sepse më kërkoi 2 minuta më shumë kur po e ndërroja dhe pikërisht në ato 2 minuta u dëmtua. Po ashtu edhe për Koulibaly. Do të jenë rikuperime të vështira. Insigne ka vetëm një shqetësim në pulpë, por e zëvendësova që të mos e rrezikoja”.

Në fund edhe diçka për gjykimin dhe kartonin e kuq, që mori pas barazimit të Sassuolos: “Mora karton të kuq sepse protestova në rastin e goditjes së dënimit, që solli golin e barazimit, sepse kishte një faull të Defrel në dëm të Rrahmanit, para faullit të Demme. Futbollistëve iu thuhet gjithmonë që të mos shkohet tek gjyqtari, por jo të gjitha skuadrat e bëjnë”, ka përfunduar Spalletti. / Oversport.tv