Spalletti nuk fshihet: Jemi për titull, bashkë me 6 skuadra të tjera

“Ne jemi shumë mirë, ndjejmë mbështetjen e gjithë qytetit dhe tifozëve tanë. Jemi të vetëdijshëm se do të ketë momente në të cilat do të bëjmë më shumë pikë dhe momente të tjera kur do të grumbullojmë më pak.

Nuk duam t’i fshihemi asgjëje, por jemi shtatë skuadra që pretendojmë për të fituar titullin këtë sezon”-këto janë fjalët e Luciano Spallettit, në prag të ndeshjes të së dielës mbrëma kundër Cagliarit në stadiumin “Maradona”.

Pyetjeve të shumta për krahasimet me trajnerët e mëpardhëm të njohur të Napolit, si Sarri apo Benitez, pas serisë së pesë fitoreve radhazi, tekniku iu përgjigjet: “Është një nder që vini emrin tim në krah të këtyre trajnerëve të njohur, por edhe keni harruar dikë tjetër pa përmendur.

Nuk është vetëm Napoli i Gattusos dhe Sarrit, por edhe i Ancelottit dhe Benitezit, që kanë lënë shenjën e tyre, duke formuar organikën e kësaj skuadre. Është e qartë që duhet të dish të organizosh gjërat, por në këtë organizim përfshihen edhe cilësitë dhe talenti i lojtarëve.

Është e thjeshtë, sepse në të kundërt nuk do të ishin pjesë e këtij grupi. Kanë arritur një nivel të lartë për të qënë pjesë e kësaj skuadre”-ka përfunduar trajneri i Napolit, Luciano Spallettit. / Oversport.tv