Spalletti: Nuk ka alibi, skuadra nuk bëri maksimumin në fushë

Luciano Spalletti ka komentuar në konferencën për shtyp barazimin kundër Veronës: “Zhvilluam një ndeshje relativisht të mirë. Mund të ishim më me fat në disa episode. Kishte 5-6 kartona të verdhë dhe 2 kartona të kuq. Kishte shumë ndalesa loje. Gjithsesi duhet të pranojmë se ne nuk bëmë maksimumin, nuk mund të kërkojmë gjithmonë alibi”, ka sqaruar tekniku i Napolit.

“Gjithmonë do të ketë lodhje, sepse ndonjë goditje e merr në fushë, por ne kishim gjysmën e skuadrës së re. Kjo s’do të thotë se po kërkoj alibi, kemi mundësinë që të fitojmë njësoj të gjitha ndeshjet”, thotë trajneri i napolitanëve.

Në lidhje me gjykimin e ndeshjes ka shtuar: “Gjithçka normale, aspak nervozizëm. Është një teknikë e re shkaktimi i faulleve në fushën e kundërshtarit, për të penguar aksionet. Duket si një faull pa rëndësi, por në fakt pengon një aksion që shumë shpejt kalon në anën tjetër të fushës”.

Përsa i përket penalltisë së pretenduar nga Osimhen: “Gjyqtari i katërt më tha që e panë dhe vendosën që nuk ishte penallti. Unë duhet ta rishoh, por besoj atë që më kanë thënë, sepse kanë mundësi që ta rishohin. Nuk dua të kapem te episodet, por bëj një vlerësim të asaj që bëri skuadra”, la përfunduar Spalletti. / Oversport.tv