Spalletti pa frena: Do përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet në Champions

Napoli nuk gaboi ndaj Spezias duke i mundur vendasit me rezultatin bindës 3-0, me golin e Kvaratskhelia dhe dopietën e Osimhen. Në përfundimin e këtij takimi ka folur tekniku i napolitanëve Luciano Spalletti, i cili duket se nuk njeh limite në Serie A dhe Champions League.

“Ne gjithmonë kemi nevojë për Kvara dhe Osimhen. Frymëzimi dhe imagjinata e tyre janë ato që hapin rrugën për sukses. Terreni ishte shumë i vështirë sepse topi udhëtonte ngadalë. Nuk ishte e lehtë të gjeje të njëjtin ritëm me të cilin jemi mësuar.

Spezia është shkruar në historinë e futbollit tim. Vazhdoj të shpresoj se ky klub do të krijojë një hapësirë të rëndësishme për veten në Serie A. Kur shoh ata të fitojnë, jam gjithmonë i lumtur. Kam shumë miq atje dhe e dua qytetin me njerëzit.

CHAMPIONS LEAGUE – “Ka momente në jetë kur arrihen rezultate dhe më pas të bëhen reflekse. Pasi kënaqesh me sukseset, përpiqesh t’i dyfishosh ato. Nuk kemi dyshime, kemi vendosur të dyfishojmë duke shkuar për të luajtur të gjitha ndeshjet dhe t’i fitojmë ato për tifozët tanë.” – u shpreh Spalletti.