Spalletti: Patëm mundësinë të përfundonim, i urojmë fat Cremoneses

Një befasi e madhe pas skualifikimit të Milanit ndodhi dhe mbrëmë në përballjen Napoli-Cremonese. Ekipi i Luçiano Spallettit mori një shuplakë të rëndë nga miqtë të çilët u kualifikuan me anë të 11-metërshave. Pas përfundimit të këtij takimi ka folur vetë tekniku i napolitanëve.

“Na vjen keq, jemi të zhgënjyer. Ne u eliminuam sepse luajtëm nën mundësitë tona. Nuk ishim aq të mirë në trajnimin e topit si zakonisht, edhe pse ndeshja ishte në siguri të plotë. Patëm mundësinë ta përfundonim ndeshjen më shpejt.

Bëmë disa gabime, vuajtëm në disa situata në zonën e penalltisë dhe në njërën prej tyre ata shënuan. Ishim më pak të pastër se zakonisht, humbëm disa topa të parëndësishëm dhe më pas në goditjen e 11-metërshave ata ishin më të mirë se ne. Tashmë na duhet t’i urojmë fat atyre.” – u shpreh Luciano Spalletti pas disfatës ndaj Cremoneses. /oversport.tv