Spalletti: Titulli? Katër skuadra kanë 25% shanse për të arritur suksesin

Luciano Spalletti ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Udineses në kampionat: “Kemi nëntë histori si protagonistë për tu treguar tifozëve tanë, në shtëpi dhe në transfertë siç bëmë në Verona.

Përqindjet për titullin? Janë katër skuadra që kanë 25% shanse për të arritur suksesin, por renditja vlen dhe ai që qëndron në krye dhe ai që ka ndeshje për të rikuperuar ka më shumë shanse”.

“Ne e përjetojmë shumë entuziazmin. Dashuria transmeton njësi pozitive. Lojtarët e mi janë profesionistë, pyesin gjithmonë nëse mjafton ajo që kanë dhënë në ndeshje. Shumë ngrihen në mëngjes dhe duan të rrisin nivelin e tyre, futbolli modern funksionon kështu”, ka shtuar tekniku i Napolit.

“Marino dhe Pozzo dinë të ndërtojnë për objektivat që duan të arrijnë. Marino vendos rregull në sitata dhe lojtarët janë zgjedhur për objektivat e tyre.

Udinese ka një skuadër cilësore, që zbret rrezikshëm në kundërsulm. Duhet të kemi ekuilibër dhe të menaxhojmë mirë ndeshjen”, ka thënë Spalletti. / Oversport.tv