Spanja dhe Serbia kanë prerë biletat për Kupën e Botës “Qatar 2022”. Spanja arriti një fitore minimale kundër Suedisë, në një takim ku pati shumë raste, por pak goditje në kuadrat. Ekipi i Luis Enrique e shënjestroi vetëm dy herë kuadratin, në një prej të cilave Morata shënoi golin e vetëm të takimit. Nga ana tjetër asnjë goditje në kuadrat nuk u regjistrua nga Suedia që nuk mundi dot të bënte surprizën dhe kërkon një vend në fazën finale të Kupës së Botës nëpërmjet “play off”.
Në sfidën tjetër të grupit, Kosova provoi gjithçka për të fituar kundër Greqisë, por pa mundur dot të shkojë më shumë se një barazim 1-1. Golit të Masouras 44’ në fundin e pjesës së parë ju përgjigj Rrahmani në minutën e 76. Megjithatë, ekipi i Kosovës pati disa raste për ta fituar takimin, por Vojvoda dhe Zhgrova nuk arritën dot ta çonin topin në rrjetë.
Surpriza e vërtetë ka ndodhur në Portugali, ku Serbia është kualifikuar direkt për Kupën e Botës “Qatar 2022”. Serbët arritën një fitore të vuajtur, por edhe të merituar me rezultatin 2-1. Ishin portugezët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Renato Sanchez, por gjithçka u barazpeshua nga Dusan Tadic. Serbët provuan surprizën deri në fund dhe do të ishte Mitrovic ai që do të heshte vendasit pasi shënoi golin e kualifikimit në minutën e 90-të.
Në ndeshjen tjetër, Irlanda ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në fushën e Luksemburgut. Miqtë zhvilluan një pjesë të dytë perfekte ku gjetën edhe rrugën e rrjetës tre herë. Siparin e golave e hapi Duffy në minutën e 67. Më pas do të ishte Ogbene dhe Robinson që vulosën rezultatin përfundimtar të takimit. /oversport.tv
EUROPEAN QUALIFIERS
GREQI-KOSOVË 1-1
Shënues: Masouras 44’ / Rrahmani 76’PORTUGALI-SERBI 1-2
Shënues: Sanchez 2’ / Tadic 33’, Mitrovic 90’SPANJË-SUEDI 1-0
Shënues: Morata 86’LUKSEMBURG-IRLANDË 0-3
Shënues: Duffy 67’, Ogbene 75’, Robinson 89’