Spanja i ndal rekordin Italisë, Torres e çon në finalen e Nations League

37 ndeshje pa humbje, ky është rekordi i Italisë kampione të Europës që mposhtet 1-2 nga Spanja në gjysmëfinalen e Nations League. Festa është për iberikët, që kontrolluan lojën dhe në pjesën e parë ishin efikasë dhe realizuan dy gola.

Italia në fakt e dha sinjalin e parë me anë të Federico Chiesa pas pesë minutash lojë. Unai Simon ishte në gatishmëri dhe e ndali yllin e Juventusit, kurse nga krahu tjetër Spanja shtangu vendasit në “San Siro” pas 17 minutash lojë.

Krosimi perfekt i Oyarzabal u shfrytëzua nga Ferran Torres, i cili nuk fali brenda zonës. Pak minuta më pas Spanja iu afrua edhe golit të dytë me Alonson, teksa portierit Donnarumma i shpëtoi topi nga duart  dhe u ndal në shtyllë.

Italia u kundërpërgjigj me Bernardeschi, i cili tentoi të befasonte dhe gjuajtja e tij u devijua nga shtyllë. Një minutë më pas, në të 35-n, Insigne shpërdori një tjetër mundësi shënimi, ndërsa goditjen Italia më pas mori goditjen tjetër.

Fillimisht Bonucci u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në shtesë pas një aksioni perfekt Ferran Torres realizoi edhe golin e dytë. Me një lojtar më pak për Italinë u bë edhe më e vështirë, edhe pse shpresoi deri në fund.

Një gabim i Spanjës nga fundi i dha mundësinë Italisë të ngushtonte rezultatin me anë të Pellegrini dhe tentoi deri në minutën e gjashtë shtesë për të barazuar, por pa sukses. Finalja ishte e Spanjës, që pret të mësoje fituesin e çiftit Francë-Belgjikë, që luhet nesër në Torino prej orës 20:45.

NATIONS LEAGUE – GJYSMËFINALET
ITALI-SPANJË 1-2
Shënues:
Pellegrini 83’ / Torres 17’, 45+1’

/ oversport.tv