Spanja mendon që tani për pasardhësin e Luis Enriques, ja tre kandidatët

Katar 2022 mund të jetë turneu i madh i fundit që Luis Enrique mund të zhvillojë në krye të kombëtares së Spanjës.

Sipas “As”, dy klube të mëdha europiane po ndjekin me kujdes teknikun spanjoll, më saktë Manchester United dhe Atlético Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle trajneri aktual i Spanjës i ka premtuar administratorit të deleguar të klubit “colchoneros” se do ta marrë në konsideratë ofertën e Atleticos.

Ndërkohë Federata spanjolle e futbollit nuk po qëndron në pritje, madje ka filluar që tani të vlerësojë alternativat e mundshme për të pasuar Luis Enrique në stol.  Ernesto Valverde, Marcelino dhe Luis de la Fuente (trajneri aktual i skuadrës U21) janë tre kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Spanjës. / Oversport.tv