Spanja parakalon Suedinë, Portugalisë i mjafton një pikë për kreun

Portugalia dhe Spanja kanë marrë vendet e para në grupet e tyre dhe kanë në dorë kualifikimin në “Katar 2020” në ndeshjet e fundit që i luajnë në shtëpi.

Ronaldo me shokë barazuan pa gola në transfertë kundër Irlandës, në një ndeshje që Portugalia pati disa raste për gol. Portugezët tashmë presin Serbinë në shtëpi dhe kualifikimi është në dorën e tyre.

Spanja, e frymëzuar nga fitorja e Gjeorgjisë kundër Suedisë, ia doli të merrte pikët e plota kundër Greqisë dhe vendin e parë në grup.

Një penallti ishte vendimtare në këtë ndeshje, me Sarabia që e dërgoi topin në rrjetë dhe me rezultatin 1-0 spanjollët triumfuan dhe parakaluan Suedinë.

EUROPEAN QUALIFIERS

GRUPI A
Irlandë-Portugali 0-0
*Azerbajxhan-Luksemburg 1-3

GRUPI B
Greqi-Spanjë 0-1
Shënues:
Sarabia (pen.) 26′
*Gjeorgji-Suedi 2-0

*Ndeshjet e luajtura prej orës 18:00

/oversport.tv