Portugalia ka fituar me poker ndaj Çekisë dhe ka marrë kreun e Grupit 2 në Ligën A. Portugezët fituan me rezultatin 4-0 në një sfidë që nuk e vunë asnjë moment në diskutim tre pikëshin. Dygolësh i Dalot dhe golat e Bruno Fernandes dhe Jota ishin ato që vendosën takimin.
Po në të njëjtin grup Zvicra mposhti në transfertë Spanjën me rezultatin 2-1. Akanji i dha epërsinë miqve, përpara se Jordi Alba të vendoste sërish ekuilibrat. Megjithatë, goli i Embolo vulosi edhe fitoren e kombëtares së Zvicrës.
Në sfida të tjera Skocia mposhti me rezultatin 2-1 Iralndën. Fiton edhe Serbia me poker, pasi mposht 4-1 Suedinë. Në Ligën C Greqia mposhtet nga Qipro me rezultatin minimal 1-0. /oversport.tv
Foto: UEFA Nations League, Twitter