Spanjolli nuk është më në planet e Tuchel, Lazio gati të blindojë portën

Lazio është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm. Strakoshës, që këtë sezon luan vetëm në Kupat e Europës, i skadon kontrata në fund të vitit dhe rinovimi duket shumë larg.

Reina, që po shkon drejt të 40-ve, në rast të një kualifikimi të mundshëm në Europa League, do të qëndrojë edhe për një sezon. Por me shumë mundësi si portier i dytë.

Tare po kërkon një mbrojtës ekstrem dhe që këtë verë u lakua emri i portierit të Chelseat, Kepa. Sarri e ka trajnuar edhe më parë dhe do ta pranonte me kënaqësi në skuadër. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, klubi londinez është i gatshëm që ta japë hua që në janar.

Portieri spanjoll këtë sezon ka luajtur vetëm në 4 ndeshje. Titullar është Mendy dhe për të nuk ka më vend në formacion. Sipas zërave që vijnë nga Anglia, Chelsea është i gatshëm ta japë hua që në janar, ndonëse Mendy do të jetë i impenjuar me Senegalin në Kupën e Afrikës. Kepa nuk bën më pjesë në planet e Tuchel dhe Lazio kërkon që të përfitojë nga kjo situatë. / Oversport.tv