Spektakël dhe gola, Tirana mposht Tutën dhe merr kreun

Spektakël dhe gola, në  ndeshjen Teuta-Tirana kishte gjithçka. Ekipi kryeqytetas fitoi me rezultatin 3-2 në shtëpinë e durrsakëve duke marrë edhe kryesimin e Superiores.

Vetëm një minutë i është dashur ekipit të Tiranës për të kaluar në avantazh. Xhixha përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes durrsake duke kaluar Tiranën në avantazh. Megjithatë, pak minuta ju deshën kampionëve në fuqi për të sjell barazpeshën. Pas një krosimi të mirë të Kallakut, serbi Ivanovic e shfrytëzonë më së miri dhe me një goditje me kokë e çon rezultatin në 1-1. Kështu mbyllet edhe pjesa e parë me të dyja ekipet që shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim.

Përsëri ndeshja filloi me një gol të shpejtë. Pas vetëm 4 minutash lojë, Najdovski devijon gabim një top duke shënuar në portën e vetë. Teuta del për herë të parë në avantazh. Një avantazh që do të zgjaste vetëm një minutë pasi Totre ktheu gjithçka në barazpeshë. Pasimi i mirë me kokë i Seferit gjeti të lirë Totren, i cili përballë portierit nuk fal.

Ndërkohë, për të kaluar Tiranën në avantazh, mendoi Vesel Limaj i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit.  “Predha” e mesfushorit e la të palëvizur portierin Qirko që nuk kishte çfarë të bëntë tjetër veçse të shoqëronte me sy topin që shkonte në trekëndësh.

Kështu, Tirana merr tre pikë kundër kampionëve në fuqi, Teutës dhe ngjitet në krye të renditjes me 11 pikë, tre më shumë se Kukësi.

 

ABISSNET SUPERIORE- JAVA E 5-TË
TEUTA-TIRANA 2-3
Shënues:  
Xhixha 1’, Totre 50’, Limaj 64’/ Ivanovic 16’, Najdovski 49’ (autogol)