Spektakël në Cremonese-Monza, ekipi i Palladinos merr një fitore të madhe

Monza arriti të triumfojë në transfertë përballë Cremoneses në një ndeshje fantastike me rezultatin 3-2. Skuadra e Palladinos rikthehet te fitorja pas dy barazimeve në Serie A përballë Interit dhe Fiorentinës.

Sfida nisi mirë për miqtë të cilët zhbllokuan shifrat me atë të Patrick Ciurria që në fillim e lojës. Pas vetëm disa minutash gjyqtari kryesor akordoi një 11-metërsh në favor të Monzës.

Caprari e mori përsipër dhe nuk zhgënjeu, i cili dyfishoi shifrat në 2-0 në favor të Monzës. Pjesa e parë u mbyll në rezultatin e dyfishtë për këta të fundit. Monza e nis pjesën e dytë njësoj si ajo e para. Ishte sërish Caprari që dërgoi topin në rrjetë duke gjunjëzuar Cremonesen në shtëpi.

Vendasit u zgjuan pas disa minutash të cilët shënuan me anë të Ciofanit, i cili shfaqi shenja jete për ekipin e tij. Goli i këtij të fundit i dha entuziazëm Cremoneses të cilët rihapën sfidën me Dessers i cili finalizon golin e dytë duke ngushtuar diferencën. Megjithatë Cremonese nuk mundi të barazojë Monzën të cilët arritën të marrin një fitore të rëndësishme.

Me këtë fitore Monza shkon në kuotën e 21 pikëve dhe në vendin e 11-të të klasifikimit të Serie A. Vazhdon kriza për Cremonesen që ka prekur fundin e tabelës së Serie A me vetëm 7 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Twitter