Spektakël në Jeddah, Verstappen parakalon Leclerc dhe fiton Çmimin e Madh

Max Verstappen me Red Bullin e tij fiton Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, duke marrë kështu suksesin e parë sezonal në kampionatin botëror të Formula 1.

Vendimtar ka qenë parakalimi që kampioni në fuqi i botës i ka bërë Ferrarit të Leclerc 3 xhiro para përfundimit të garës.

Ka qenë një garë shumë e bukur, ku dy pilotët kanë rivalizuar gjatë gjithë kohës për të fituar në Jeddah, etapën e dytë të botërorit të Formula 1.

Në podium ngjitet edhe Ferrari tjetër i Sainz, ndërsa Hamilton ka mbyllur garën në vendin e 10-të.

Leclerc mbetet në krye të renditjes për pilotë, ndërsa takimi i radhës me botërorin e Formula 1 do të jetë pas dy javësh në Australi. / Oversport.tv

Foto: Formula 1 Twitter