Spektakël në Ligën Unike, kampionët e Golden Eagle Ylli thyejnë Pejën pas shtesave

Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultatim 93:92 (15:20, 19:11, 22:19, 15:21, 22:21), në xhiron e dytë të Ligës Unike, një përballje që u vendos pas dy shtesave.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me pejanët që kishin epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e përmbyllën me shifrat 15:20. Në periudhën e dytë u shënuan shumë pak pikë nga të dyja skuadrat.

Therandasit kësaj radhe ishin më të mirë, ndërsa rezultati i pjesës së parë ishte 34:31. Kampionët e Ligës Unike vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 49:39.

Megjithatë mysafirët u rikthyen shpejt për të afruar shifrat në 51:50, por pesë pikë nga vendasit bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 56:50.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liga Unike (@ligaunike)

Çereku i fundit ishte shumë interesant, ku u karakterizua me barazim të shpeshtë të rezultatit dhe herë njëra skuadër dhe herë tjetra kalonte në epërsi. Tre minuta nga fundi, Ylli po fitonte 68:65, por Peja nuk dorëzohet dhe kalon në epërsi 68:61.

Gjithsesi një treshe nga Gëzim Morina në sekondat e fundit bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime. Përballja interesante vazhdoi edhe në vazhdime, me vendasit që shënuan gjashtë pikë radhazi për 82:78.

Sirko me tre pikë ngushton shifrat në 82:81, e më pas Randolph shënon dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe në sekondat e fundit, Sami Hajzeri shënon për 84:84, dhe ndeshja shkon sërish në shtesë.

Dueli i barabartë vazhdoi edhe në këtë pjesë. Në fund të kësaj pjese, Ylli po fitonte 93:92, dhe gjuajtja e Sirkos nuk ishte e saktë. Pas 50 minutave lojë Golden Eagle Ylli triumfoi 93:92, që ishte e dyta këtë edicion, kurse pejanët kanë një fitore dhe një humbje.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 31 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Brandon Radolph me 19 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Peja u dalluan Henrik Sirko me 23 pikë e nëntë kërcime, Stephen Maxwell me 20 pikë e 11 kërcime dhe Ilter Erdem me 29 pikë. / Liga Unike