Pas sukseseve të Milwaukee dhe Golden State, sezoni i ri i NBA fillon me fitoren e Philadelphias në New Orleans. Portland mundet nga Sacramento. Debutojnë me fitore edhe Utah, Washington, Chicago, San Antonio dhe Minnesota.
NEW ORLEANS PELICANS-PHILADELPHIA 76ERS 97-117
Philadelphia, skuadra që u rendit e para në Konferencën e Lindjes sezonin e kaluar (dhe me pas shkoi deri në gjysmëfinalet e Konferencës), nis me një fitore bindëse këtë sezon të ri të NBA.
Me një pjesë të dytë perfekte në New Orleans, e udhëhequr nga Joel Embiid, 22 pikë në 26 minuta, Philadelphia tregon se do të jetë një nga skuadrat favorite të kësaj Konference.
NEW YORK KNICKS-BOSTON CELTICS 138-134 (pas Overtime)
Një ndeshje spektakolare ka qënë ajo e zhvilluar në “Madison Square Garden” mes Knicks-ave dhe Celtics-ave. Marcus Smart barazon me një trepikësh për Bostonin, para se të përfundonte koha e rregullt e takimit.
New York reziston në shtesën e parë dhe kalon në epërsi në të dytën, duke arritur një fitore me vlera. Një debutim fantastik për Evan Fournier, autor i 32 pikëve me fanellën e New York Knicks. Jaylen Brown, ka qënë protagonist për miqtë me 46 pikë në 46 minuta të luajtura.
PHOENIX SUNS-DENVER NUGGETS 98-110
Nënkampionët në fuqi të NBA mposhten në shtëpinë e tyre nga Denver Nuggets, që fitojnë me përmbysje, pasi ishin në disavantazh të 16 pikëve në periodën e katërt. Deçiziv Nikola Jokic me 27 pikë.
Ja dhe rezultatet e mbrëmshme në NBA:
Charlotte Hornets-Indiana Pacers 123-122
Detroit Pistons – Chicago Bulls 88-94
Toronto Raptors-Washington Wizards 83-98
Memphis-Cleveland Cavaliers 132-121
Minnesota-Houston 124-106
San Antonio-Orlando Magic 123-97
Utah Jazz-Oklahoma 107-86
Portland-Sacramento 121-124