Një ndeshje e bukur dhe plot emocione zhvillohet në Torino mes Juventusit dhe Sampdorias. Bardhezinjtë vuajnë, por në fund triumfojnë 4-2 dhe ngjiten në kuotën e 38 pikëve në tabelën e klasifikimit.
U duk sikur do të ishte një ndeshje e lehtë për Juventusin, që kalon shumë shpejt në avantazh me Bremer, ndërsa pak minuta më vonë Rabiot realizon edhe golin e dytë.
Por Sampdoria reagon me Augello që ngushton shifrat, ndërsa 72 sekonda më pas Djuricic barazon rezultatin. Mbyllet 2-2 pjesa e parë.
Në pjesën e dytë bëhet sërish protagonist Rabiot, që shënon golin e avantazhit. Vlahovic godet shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë, por është Soule ai që vulos fitoren, duke shënuar golin e katërt në kohën shtesë.
Juventusi I afrohet akoma më shumë zonës europiane, ndërsa Sampdoria është tashmë me një këmbë në Serie B. /Oversport.tv